Futboll
FSHF tërheq mbështetjen për Gianni Infantinon
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka vendosur të tërheqë mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për një mandat të ri në krye të FIFA-s. Vendimi u bë publik të enjten përmes një komunikate zyrtare.
Sipas FSHF-së, pas konsultimeve të brendshme dhe një vlerësimi të situatës, është vendosur të revokohet mbështetja e dhënë më herët për presidentin aktual të FIFA-s. Për këtë është njoftuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafstrom, përmes një letre të nënshkruar nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka.
Ky veprim vjen në një kohë kur disa federata evropiane kanë marrë të njëjtin qëndrim, si reagim ndaj planit të Infantinos për shitjen e aksioneve të Kupës së Botës dhe kompeticioneve të tjera të FIFA-s tek investitorë privatë. UEFA ka shprehur kundërshtim të fortë ndaj kësaj ideje, ndërsa Armand Duka është një nga nënpresidentët e saj.
Në komunikatë, FSHF thekson se vendimi është marrë në dritën e zhvillimeve të fundit në futbollin ndërkombëtar dhe qëndrimeve të federatave evropiane lidhur me qeverisjen e FIFA-s. Federata shqiptare rithekson se do të vazhdojë bashkëpunimin me UEFA-n dhe partnerët ndërkombëtarë për të mbështetur një qeverisje të futbollit të bazuar në transparencë, integritet dhe interesin më të mirë të lojës.
Uellsi ishte federata e parë që tërhoqi mbështetjen për Gianni Infantinon, ndërsa tani asaj i është bashkuar edhe Federata Shqiptare e Futbollit.
E-Diaspora
-
LAPSH në Bavari përmbyll me sukses vitin shkollor 2025/2026 Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë falënderon mësuesit, nxënësit dhe prindërit për kontributin në ruajtjen e... -
Një instalacion monumental i artistit shqiptar në Gjenevë kushtuar viktimave të zhdukjes me dhunë -
Rei Dunja përfundon me sukses studimet në Edinburgh, zgjedh të rikthehet në atdhe -
Blerta Basholli: Si shqiptare në Kosovë ndihesha sikur i përkisja një shtrese më të ulët -
Aeroporti i Prishtinës kalon shifrën e 2 milionë udhëtarëve në vitin 2026
Jeta në Austri
-
Vala e të nxehtit shkakton më shumë konflikte në Vjenë Vala e të nxehtit po i detyron më shumë njerëz të dalin jashtë. Si rezultat, edhe... -
Austria do ta bëjë më të lehtë instalimin e kondicionerëve -
Austria regjistron temperaturën më të lartë në histori, termometri arrin 40.8°C -
Austri
Pranvera Berisha doktoron në Austri me hulumtim inovativ në gjenetikë dhe inteligjencë artificiale -
Fluturimi Graz-Vjenë ka gjasa të anulohet












