Kosova
Deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë, jepen në shtator
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, kanë njoftuar se është mbyllur faza e paraqitjes së provave në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit, në gjykimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.
Gjykatësi Christopher Cosnell ka lëshuar urdhër, sipas të cilit e deklaroi të mbyllur fazën e provave dhe konfirmoi datat për dosjet përfundimtare dhe fjalët përfundimtare, raporton Betimi për Drejtësi.
Sipas njoftimit të Speciales, 24 gushti 2026 është caktuar si afat për dosjet gjyqësore përfundimtare, në qoftë se do të ketë, kurse 4 shtatori 2026 për dosjet e kundërpërgjigjeve, në qoftë se do të ketë. Ndërkaq, 10, 11 dhe 14 shtatori 2026 u caktua si datë për deklaratat përmbyllëse, transmeton albinfo.ch.
Në seancën fillestare më 27 shkurt 2026, Hashim Thaçi, Bashkim Smakaj, Fadil Fazliu, Isni Klilaj dhe Hajredin Kuçi, u deklaruan të pafajshëm për veprat penale që akuzohen.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje









