Kosova
Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurori për dyshime lidhur me pronën publike
Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tha se rastet lidhen me dyshime për shpronësime dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike.
Ministrja në detyrë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Fitore Pacolli, ka bërë të ditur se ka dorëzuar në Prokurorinë e Shtetit tri lëndë që lidhen me dyshime për shpronësime dhe tjetërsim të kundërligjshëm të pronës publike, përcjell albinfo.ch.
Në një konferencë për media, Pacolli tha se rastet janë rezultat i analizave dhe hulumtimeve të kryera nga institucionet përkatëse. Sipas saj, në dokumentacionin e shqyrtuar janë identifikuar dyshime për parregullsi serioze, përfshirë mungesën e dokumenteve origjinale dhe mospërputhje në procedurat që kanë çuar në tjetërsimin e pronës publike.
Ajo theksoi se njëri prej rasteve lidhet me prona në kompleksin e Fakultetit Teknik, ndërsa një tjetër me një pronë publike në zonën e Çagllavicës. Sipas Pacollit, vlera e këtyre pronave është e konsiderueshme dhe për këtë arsye është kërkuar që Prokuroria të zhvillojë hetime të plota për të sqaruar rrethanat e secilit rast.
Ministrja shtoi se dorëzimi i lëndëve në Prokurori synon t’u hapë rrugë hetimeve nga organet kompetente, të cilat do të vlerësojnë nëse ekzistojnë elemente të veprave penale dhe përgjegjësi individuale. Deri më tani, Prokuroria e Shtetit nuk ka dhënë një njoftim zyrtar lidhur me këto kallëzime.
E-Diaspora
-
22-vjeçari nga Kosova kërkohet nga policia gjermane pas sulmit me thikë ku vdiq një 15-vjeçar Një 23-vjeçar grek është gjithashtu në kërkim lidhur me ngjarjen në Marsberg-Essentho, ku një tjetër 18-vjeçar... -
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje











