Kosova
Pritje deri në 40 minuta në Dheu i Bardhë, ja gjendja në pikat kufitare
Pritjet më të gjata regjistrohen në Dheu i Bardhë dhe Merdarë
Qarkullimi në shumicën e pikëkalimeve kufitare të Kosovës po zhvillohet pa vonesa të mëdha, ndërsa pritjet në pjesën më të madhe të tyre janë vetëm 3 deri në 5 minuta, si në hyrje ashtu edhe në dalje, përcjell albinfo.ch.
Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku qytetarët po presin deri në 40 minuta për hyrje, ndërsa rreth 15 minuta për dalje.
Vonesa të konsiderueshme janë raportuar edhe në Merdarë, ku pritjet në dalje arrijnë 30 deri në 40 minuta, ndërsa hyrja zhvillohet brenda 3 deri në 5 minutave.
Në Jarinjë, pritjet janë 5 deri në 10 minuta për hyrje dhe 15 deri në 20 minuta për dalje, ndërsa në Hanin e Elezit qarkullimi zhvillohet me pritje prej rreth 10 minutash në të dy drejtimet.
Në të gjitha pikat e tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Kullën, Muçibabën, Mutivodën, Qafën e Morinës, Qafën e Prushit, Stançiqin dhe Vërmicën, pritjet për hyrje dhe dalje mbeten nga 3 deri në 5 minuta, pa kolona të gjata apo vonesa të konsiderueshme. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












