Lajme
Pronari në Cyrih u jep përparësi të huajve për banesë: “Është çështje drejtësie”
Ai thotë se emigrantët diskriminohen në tregun e banesave dhe dëshiron t'u japë atyre një mundësi më të mirë
Në një kohë kur mungesa e banesave në Cyrih është bërë një problem i madh dhe konkurrenca për të gjetur një apartament është shumë e fortë, një pronar ka zgjedhur të veprojë ndryshe, transmeton albinfo.ch.
Enrico Zingg, pronar i një apartamenti 2.5-dhomësh me sipërfaqe 70 metra katrorë, ka publikuar një njoftim ku thekson se preferon ta japë banesën me qira një shtetasi të huaj, në vend të një zvicerani.
Sipas tij, emigrantët përballen me më shumë vështirësi dhe diskriminim në tregun e banesave, ndaj ai dëshiron të kontribuojë në zbutjen e këtij problemi.
“Ky është kontributi im për drejtësinë universale”, ka deklaruar Zingg, duke shpjeguar arsyen e vendimit të tij.
Qëndrimi i tij bie në sy në një treg ku, sipas shumë studimeve, shtetasit zviceranë shpesh kanë përparësi ndaj të huajve në procesin e përzgjedhjes së qiramarrësve. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike










