Kosova
Kosova kërkon veprim më të vendosur të BE-së për çështjen e personave të zhdukur
Kryenegociatori i Kosovës i ka kërkuar emisarit të BE-së, Peter Sørensen, që Serbia të zbatojë plotësisht Deklaratën për Personat e Zhdukur dhe të përmbushë obligimet e marra në kuadër të dialogut.
Kryenegociatori i Kosovës në dialogun me Serbinë, Agron Bajrami, i ka kërkuar Bashkimit Evropian të ushtrojë më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e plotë të Deklaratës për Personat e Zhdukur, përcjell albinfo.ch.
Përmes një letre drejtuar emisarit të posaçëm të BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sørensen, Bajrami ka theksuar se çështja e personave të zhdukur mbetet një nga plagët më të rënda të luftës dhe se familjet e viktimave vazhdojnë të presin drejtësi dhe të vërtetën për fatin e më të dashurve të tyre.
Në letër kërkohet që Bashkimi Evropian të sigurojë zbatimin e obligimeve të marra nga Serbia në kuadër të Deklaratës për Personat e Zhdukur, duke përfshirë bashkëpunimin e plotë me institucionet përgjegjëse, qasjen në arkivat përkatëse dhe ofrimin e të gjitha informacioneve që mund të ndihmojnë në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur.
Bajrami ka theksuar se përparimi në këtë çështje është i domosdoshëm jo vetëm për familjet e viktimave, por edhe për ndërtimin e besimit dhe avancimin e procesit të normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kërkesa e tij vjen në një kohë kur institucionet e Kosovës po vazhdojnë hetimet dhe gërmimet në disa lokacione në veri të vendit, në kuadër të përpjekjeve për zbardhjen e rasteve të personave të zhdukur gjatë luftës.
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











