Futboll
Nga Ferizaji në Bundesligë: Lumbardha Misini bën historinë
Ambasadori i Republikës së Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se futbollistja e Kombëtares së Kosovës, Lumbardha Misini, ka kompletuar transferimin te Bayer Leverkusen, me të cilin ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2029.
Sipas Ajetit, ky transferim përbën një moment historik për futbollin kosovar, pasi Misini bëhet futbollistja e parë nga Kosova që do të luajë në Bundesligën gjermane, një nga kampionatet më të forta të futbollit të femrave në Evropë.
Në reagimin e tij, ambasadori rikujtoi rrugëtimin sportiv të Misinit, e cila karrierën e nisi te KFF Vizioni në Ferizaj, më pas luajti për KFF Hajvalinë dhe KFF Mitrovicën, ku fitoi trofetë kryesorë në futbollin e femrave dhe përfaqësoi klubin edhe në UEFA Women’s Champions League.
Pas paraqitjeve në Kosovë, ajo vazhdoi karrierën te Trabzonspor në Turqi dhe më pas te Servette FCCF në Zvicër, ku fitoi titullin kampion dhe Kupën e Zvicrës. Sipas njoftimit të publikuar nga Ajeti, duke iu referuar konfirmimit të klubit zviceran, transferimi i Misinit te Bayer Leverkusen është më i madhi në historinë e Servette FCCF.
Ajeti theksoi gjithashtu se Misini vazhdon të jetë një nga figurat kryesore të Kombëtares së Kosovës, ku mban edhe rolin e zëvendëskapitenes, duke e cilësuar atë si frymëzim për gjeneratat e reja të futbollisteve kosovare.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht














