Lajme
Begaj: Alpet Shqiptare janë urë që bashkon shqiptarët me rrënjët dhe identitetin
Presidenti i Shqipërisë mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare - Vuthaj 2026”, ku theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe lidhjes së diasporës me vendlindjen.
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, mori pjesë në manifestimin tradicional “Mirë se vini në Alpet Shqiptare – Vuthaj 2026″, të mbajtur në Plavë dhe Guci, ku vlerësoi këtë aktivitet si një urë që bashkon shqiptarët me vendlindjen, ruan identitetin kombëtar dhe forcon lidhjet mes brezave, përcjell albinfo.ch.
Në fjalën e tij, Begaj theksoi se Alpet Shqiptare janë pjesë e historisë, kulturës dhe karakterit të shqiptarëve, duke nënvizuar se kjo trevë ka ruajtur ndër breza traditat, gjuhën dhe zakonet kombëtare.
“Kush vjen këtu nuk gjen vetëm bukuri natyrore, por edhe kujtime, histori dhe një mënyrë jetese që ruan lidhjen mes njeriut, natyrës dhe traditës”, u shpreh Presidenti.
Begaj vlerësoi kontributin e shqiptarëve të Plavës dhe Gucisë në ruajtjen e identitetit kombëtar, duke theksuar se diaspora mbetet një urë e rëndësishme lidhëse mes shqiptarëve kudo që jetojnë. Ai bëri thirrje për ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe trashëgimisë, si dhe për ndërtimin e një të ardhmeje me më shumë bashkëpunim dhe mundësi për brezat e rinj.
Gjatë aktivitetit, Presidenti u nderua me çmimin “Krenaria e Alpeve Shqiptare”, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në mbështetjen e interesave kombëtare dhe të shqiptarëve kudo në botë. Vizita përfshiu edhe takime me përfaqësues të komunitetit shqiptar dhe autoritetet lokale në Plavë dhe Guci.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto








