Kosova
Kurti: Sunny Hill e ka vendosur Kosovën në hartën botërore të festivaleve
Kryeministri vlerëson festivalin si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore dhe turistike në vend
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e ka cilësuar Sunny Hill Festival si një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore në Kosovë, duke theksuar se festivali ka fituar jehonë ndërkombëtare dhe ka ndikuar në promovimin e vendit në arenën globale, transmeton albinfo.ch
Sipas Kurtit, festivali i themeluar nga artistja me famë botërore Dua Lipa është shndërruar në një ngjarje që çdo vit tërheq mijëra vizitorë nga vende të ndryshme të botës, duke e pozicionuar Kosovën në hartën ndërkombëtare të festivaleve më të rëndësishme muzikore.
Ai vlerësoi ndikimin që Sunny Hill ka në promovimin e kulturës, turizmit dhe imazhit të Kosovës, duke theksuar se festivali është bërë një urë lidhëse mes vendit dhe publikut ndërkombëtar.
Në përmbyllje të mesazhit të tij, Kurti u uroi të gjithë pjesëmarrësve një përvojë të paharrueshme në edicionin e sivjetmë të Sunny Hill Festival. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










