Lajme
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft
Xheneta Krasniqi, shqiptarja që po bën emër në Gjermani
Xheneta Krasniqi, me origjinë nga Prishtina dhe e rritur në Mynih, udhëheq projekte të Inteligjencës Artificiale dhe Cloud dhe është përfshirë në listën “Top Young Women Engineers in Germany”, transmeton albinfo.ch.
Historia e Xheneta Krasniqit është një shembull frymëzues i suksesit të të rinjve shqiptarë në diasporë. Me origjinë nga Prishtina dhe e rritur në Mynih të Gjermanisë, ajo arriti ta shndërrojë pasionin e hershëm për programimin në një karrierë të suksesshme në fushën e teknologjisë.
Sot, Xheneta është pjesë e Microsoft, ku udhëheq projekte në fushën e Inteligjencës Artificiale dhe teknologjive Cloud, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve moderne teknologjike.
Suksesi i saj është vlerësuar edhe në nivel kombëtar në Gjermani. Në vitin 2025, ajo u rendit në mesin e “Top Young Women Engineers in Germany”, një vlerësim që synon të evidentojë inxhinieret e reja më të spikatura në vend.
Por angazhimi i Xhenetës nuk kufizohet vetëm në karrierën profesionale. Ajo është gjithashtu mentore për vajzat e reja që synojnë të ndërtojnë karrierë në teknologji, duke i inkurajuar të besojnë në aftësitë e tyre dhe të mos kenë frikë të provojnë fusha të reja.
Ajo trajnon gjithashtu gra me prejardhje emigrante për aftësitë digjitale dhe angazhohet në projekte me karakter humanitar.
Mesazhi i saj për vajzat shqiptare është i qartë: “Besoni te vetja. Mos kini frikë të provoni, të bëni pyetje dhe të mësoni. Bota e teknologjisë ka nevojë për zërin tuaj.”
Rrugëtimi i Xhenetës Krasniqit tregon se talenti, përkushtimi dhe puna e vazhdueshme mund të hapin dyer në kompanitë më të mëdha të teknologjisë në botë, ndërsa njëkohësisht ajo po shërben si frymëzim për gjeneratat e reja shqiptare në diasporë./Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë Nxënësja e Shkollës së Muzikës në Gjilan ishte e vetmja pjesëmarrëse shqiptare në aktivitetin ndërkombëtar... -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Mërgimtarët dhe veteranët e futbollit bashkohen për të katërtin vit në turneun e FC Barileva -
Ermonela Jaho debuton në Festivalin Veror të Varnës me një gala operistike
Jeta në Austri
-
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” Është shqiptarja e parë që fiton këtë vlerësim prestigjioz ndërkombëtar, ndërsa Shqipëria synon të organizojë edicionin... -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova













