Kosova

Fillon Kuvendi i LDK-së, Abdixhiku: Sot nuk është ditë e lehtë

Tashmë ka filluar Kuvendi i jashtëzakonshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, ku 355 delegatë do të vendosin me votë nëse Lumir Abdixhiku do të vazhdojë ta udhëheqë partinë apo do të shkarkohet.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, e ka cilësuar si ditë jo të lehtë, ditën e sotme.

“S’është e lehtë për mua. Jo për shkak të karriges, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh”, ka thënë ai, transmeton albinfo.ch.

Ai u shpreh se e ka ditur që këtë funksion nuk e ka pasur të garantuar përjetësisht ndërsa ka thënë se as nuk ka qenë i përkryer e as i gabuar, tha se para vetes ka menduar për LDK-në.