Kosova
Nis seminari mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë
Në Kosovë ka nisur edicioni i 19-të i seminarit mbarëkombëtar për mësuesit e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë dhe në mërgatë, një aktivitet i rëndësishëm që synon forcimin e mësimit të shqipes jashtë trojeve shqiptare.
Ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Mirela Kumbaro, e cilësoi këtë seminar si një nga veprimtaritë më të rëndësishme vjetore për promovimin dhe zhvillimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në komunitetet shqiptare jashtë vendit.
Seminari, i organizuar nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës së Kosovës, këtë vit zhvillohet me temën: “Motivimi i nxënësve në diasporë për mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar”.
Në këtë aktivitet marrin pjesë mbi 200 mësues të gjuhës shqipe nga vende të ndryshme të botës, studiues, ekspertë të arsimit dhe përfaqësues institucionesh, të cilët do të ndajnë përvoja, metoda të suksesshme dhe ide të reja për përmirësimin e procesit mësimor.
Në kuadër të përpjekjeve për mbështetjen e arsimit shqip në Diasporë, ka nisur gjithashtu shpërndarja e teksteve mësimore për vitin shkollor 2026-2027 në 15 vende ku jetojnë komunitete të mëdha shqiptare.
Me financim të qeverisë shqiptare, këtë vit do të shpërndahen mbi 5800 paketa mësimore falas për nxënësit dhe mësuesit e Diasporës, duke synuar ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit shqiptar te brezat e rinj jashtë atdheut.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Trump fton në Shtëpinë e Bardhë 16-vjeçarin që shpëtoi një djalë nga mbytja Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar se do të ftojë në Shtëpinë e Bardhë një 16-vjeçar... -
Shkolla Shqipe “Abetarja” në Gjermani përmbyll me sukses vitin e parë shkollor -
Gjykata Speciale ia vazhdon paraburgimin Rexhep Selimit -
I jepet sot lamtumira mërgimtarit që humbi jetën në aksidentin me motoçikletë në Istog -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
Jeta në Austri
-
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona Instituti për Krimet e Kryera gjatë Luftës në Kosovë prezanton listën preliminare të të vrarëve, të... -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore











