Kosova
Qarkullim i qetë në pikat kufitare të Kosovës, pritjet deri në 15 minuta
Në shumicën e vendkalimeve kufitare nuk ka kolona të gjata, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se fluksi mund të rritet gjatë orëve të pikut
Qarkullimi në pikat kufitare të Kosovës po zhvillohet normalisht, pa probleme të theksuara dhe pa pritje të gjata për qytetarët që hyjnë ose dalin nga vendi, transmeton albinfo.ch.
Sipas të dhënave më të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, koha e pritjes në vendkalimet kufitare varion nga 2 deri në 15 minuta, në varësi të pikës kufitare dhe fluksit të automjeteve në momentin e kalimit.
Në pjesën më të madhe të vendkalimeve, lëvizja e automjeteve po zhvillohet pa kolona të gjata dhe pa vonesa të konsiderueshme, duke u mundësuar udhëtarëve ta kalojnë kufirin brenda një kohe të shkurtër.
Megjithatë, autoritetet rikujtojnë se situata mund të ndryshojë gjatë ditës, veçanërisht në orët e pikut, kur numri i automjeteve dhe i udhëtarëve zakonisht rritet. Për këtë arsye, qytetarëve u rekomandohet të informohen paraprakisht për gjendjen në pikat kufitare para nisjes së udhëtimit./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind












