Shqipëria
Tensione politike në Shqipëri, Agron Shehaj pezullohet nga Kuvendi
Deputeti i partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, është pezulluar për një periudhë prej 60 ditësh nga pjesëmarrja në seancat plenare dhe në mbledhjet e komisioneve parlamentare. Vendimi është marrë nga Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën në Kuvend, pas një incidenti të ndodhur në ambientet e institucionit.
Sipas vendimit, masa ndaj Shehajt lidhet me rastin kur deputeti mori një kopje të klasifikuar të një marrëveshjeje ushtarake me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe u largua nga salla, duke mos respektuar procedurat për trajtimin e dokumenteve me përmbajtje të ndjeshme dhe duke mos zbatuar udhëzimet e stafit të Kuvendit.
Ngjarja ndodhi në një klimë të tensionuar politike në Shqipëri, në një kohë kur protestat para Kuvendit në Tiranë kanë vazhduar prej javësh. Opozita dhe grupime të tjera politike kanë kritikuar qeverinë, duke e akuzuar për mungesë transparence dhe për marrje të vendimeve pa konsultim të gjerë.
Agron Shehaj është shprehur publikisht në mbështetje të protestuesve dhe ka marrë pjesë në organizimin e tyre. Ai ka drejtuar akuza ndaj qeverisë për keqmenaxhim, mungesë llogaridhënieje dhe abuzim me pushtetin.
Ndërkohë, protestat qytetare në kryeqytet kanë vijuar pa ndërprerje dhe kanë hyrë në ditën e 59-të. Qytetarët pritet të mblidhen sërish në Tiranë për të shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj qeverisjes.
Një ditë më parë, protesta u zhvendos para Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit mbajtën fjalime dhe shprehën kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë.
Një nga protestueset deklaroi se zhvendosja e tubimit para Kryeministrisë erdhi si pasojë e faktit se kjo godinë është një nga pikat kryesore ku kalojnë deputetët. Ajo theksoi se qytetarët kanë protestuar për afro dy muaj duke kërkuar që zëri i tyre të merret parasysh.
Protesta, e cila fillimisht nisi si kundërshtim ndaj projektit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, më pas u zgjerua duke u shndërruar në një kërkesë për përgjegjësi politike dhe dorëheqje të qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Protestuesit kanë ngritur shqetësime edhe për korrupsionin, mënyrën e qeverisjes dhe mungesën e transparencës.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










