Lajme
20 Minuten sjell nga afër atmosferën e një dasme kosovare me mbi 400 të ftuar
Gazetaret e mediumit zviceran ndoqën një ceremoni tradicionale në Prishtinë, duke e cilësuar si një përvojë unike me muzikë, valle dhe një atmosferë festive që zgjati deri në orët e vona.
Mediumi i njohur zviceran 20 Minuten i ka kushtuar një reportazh të veçantë një dasme tradicionale kosovare, duke sjellë nga afër atmosferën e ceremonisë së Arianës dhe Sunajt, e cila u mbajt në Prishtinë, përcjell albinfo.ch.
Gazetaret e pranishme përshkruajnë një festë madhështore me rreth 400 të ftuar, të shoqëruar me muzikë të lartë, valle tradicionale shqiptare dhe fishekzjarre, ndërsa atmosfera festive vazhdoi deri në orët e vona të natës.
Çifti kurorëzoi martesën në ambientet e kompleksit “Grand Events”, pranë pishinës, në një ceremoni të veçantë që u pasua nga një festë e madhe familjare.
Sipas organizatores së dasmës, edhe për standardet e Kosovës, një dasmë me mbi 400 pjesëmarrës konsiderohet një ngjarje e pazakontë për nga përmasat.
Dy gazetaret e 20 Minuten morën pjesë edhe në vallëzimet tradicionale, duke e përshkruar përvojën si të veçantë dhe premtuan se së shpejti do të publikojnë reportazhin e plotë me momentet më interesante nga ceremonia, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit Veshjet tradicionale, muzika dhe vallet sollën në qendër të qytetit trashëgiminë e komuniteteve arbëreshe dhe lidhjen... -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë -
Deola Sejdiu përfundon me sukses kursin e HarvardX -
27-vjeçari shqiptar ndalohet në aeroportin e Memmingenit me dokumente të falsifikuara
Jeta në Austri
-
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri Ndryshojnë rregullat për patentat e Kosovës në Austri... -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind











