Kosova

Alarm i kuq në Kosovë, sot priten stuhi të fuqishme me reshje intensive dhe rrezik për përmbytje

Meteo Kosova paralajmëron se gjatë ditës së sotme vendi do të përfshihet nga stuhi të forta, me aktivitet intensiv elektrik, reshje të rrëmbyeshme dhe mundësi për përmbytje lokale.

Kosova ndodhet sot nën alarm të kuq për shkak të përkeqësimit të motit. Sipas Meteo Kosova, gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes priten stuhi të fuqishme, të shoqëruara me aktivitet intensiv elektrik, reshje të dendura shiu, erëra të forta dhe, në disa zona, edhe breshër,përcjell albinfo.ch.

Meteorologët paralajmërojnë se reshjet mund të jenë shumë intensive në intervale të shkurtra kohore, duke rritur rrezikun për vërshime dhe përmbytje lokale, veçanërisht në zonat urbane dhe pranë lumenjve e përrenjve.

Për shkak të kushteve të paqëndrueshme atmosferike, qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin në ambiente të hapura gjatë zhvillimit të stuhive, të tregojnë kujdes në komunikacion dhe të ndjekin njoftimet e institucioneve përgjegjëse.

Sipas Meteo Kosova, situata meteorologjike do të monitorohet gjatë gjithë ditës, ndërsa intensiteti i stuhive mund të ndryshojë nga një rajon në tjetrin


 Të tjera nga Kosova