Kosova
Meteo Kosova paralajmëron stuhi të fuqishme të hënën: reshje intensive, rrufe dhe rrezik për përmbytje
Pas një periudhe të shkurtër me mot më të qëndrueshëm gjatë fundjavës dhe rritjes së temperaturave deri në rreth 30°C, kushtet atmosferike pritet të ndryshojnë ndjeshëm gjatë ditës së hënë.
Sipas parashikimeve të Meteo Kosova, destabilizimi i motit lidhet me sistemet e fuqishme atmosferike që kanë prekur Italinë dhe po afrohen drejt rajonit. Gjatë natës dhe në orët e para të së hënës priten reshje lokale shiu, rrebeshe dhe shkarkesa elektrike.
Situata pritet të përkeqësohet gjatë mëngjesit, kur mund të formohen vija të organizuara stuhish, veçanërisht në pjesën jugore të Kosovës dhe në zonën e Rrafshit të Dukagjinit. Këto stuhi pritet të lëvizin ngadalë, duke shkaktuar reshje të dendura për periudha më të gjata në të njëjtat zona, aktivitet të fuqishëm elektrik dhe rrezik të shtuar për vërshime. Gjithashtu, nuk përjashtohet mundësia e breshrit në disa lokacione.
Gjatë pasdites priten edhe periudha me kthjellime, por në disa zona mund të zhvillohen përsëri rrebeshe të izoluara me bubullima, të cilat mund të vazhdojnë edhe gjatë mbrëmjes.
Gjatë kalimit të stuhive, era mund të forcohet ndjeshëm dhe në momente të caktuara shpejtësia e saj mund të arrijë deri në 70 km/h.
Ndryshe nga java e kaluar, kur shqetësimi kryesor ishin erërat e forta dhe breshri, këtë herë rreziku më i madh paraqitet nga reshjet e mëdha dhe përmbytjet. Në disa zona sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 100 milimetra, duke rritur mundësinë për vërshime lokale.
Ky sistem atmosferik pritet të ndikojë edhe në Shqipëri dhe Mal të Zi. Zonat veriore dhe veri-qendrore të Shqipërisë, si dhe disa pjesë të Malit të Zi, mund të përballen me reshje shumë intensive, ku lokalisht mund të regjistrohen deri në 100-150 mm reshje, me rrezik për përmbytje më të mëdha.
Në Kosovë, temperaturat minimale pritet të jenë nga 15 deri në 18°C, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin nga 23 deri në 27°C.
Nga dita e martë pritet një përmirësim gradual i motit, me më shumë periudha me diell. Ndërsa nga e mërkura temperaturat do të fillojnë të rriten përsëri, duke arritur gjatë javës deri në 35°C.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit Media publike zvicerane SRF i ka kushtuar një reportazh të veçantë klubit FC Kosova Cyrih, duke... -
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë -
127 fluturime direkte në një javë mes Prishtinës dhe Gjermanisë -
Mërgimtarët vazhdojnë të vijnë në Kosovë, pa pritje të gjata në kufij -
Londër
Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











