Kosova
Mediat zvicerane: Diaspora po e gjallëron jetën e natës në Prishtinë
Mediat zvicerane kanë raportuar se gjatë sezonit veror, kur mijëra bashkatdhetarë kthehen në Kosovë për pushime, jeta e natës në Prishtinë mbushet me vizitorë nga diaspora, veçanërisht nga Zvicra. Sipas gazetës zvicerane 20 Minuten, në disa lokale të natës deri në 80-90 për qind e mysafirëve gjatë muajve korrik dhe gusht janë shqiptarë që jetojnë në Zvicër.
Sipas raportimit, shumë të rinj nga diaspora e përshkruajnë atmosferën në Prishtinë si më të gjallë dhe më të lirshme sesa në Zvicër.
“Është shumë më argëtuese se në Zvicër. Njerëzit janë më të hapur dhe atmosfera është fantastike”, citohet të ketë thënë një 19-vjeçar nga kantoni i Glarusit.
Mediat zvicerane shkruajnë se jashtë lokaleve të natës shihen shpesh automjete luksoze me targa zvicerane, ndërsa brenda dominojnë tavolinat e rezervuara dhe ambientet VIP.
Sipas një menaxhereje të intervistuar nga 20 Minuten, bashkatdhetarët sjellin energji pozitive dhe atmosferë festive, ndërsa shumë prej tyre shpenzojnë më shumë për një natë argëtimi në Prishtinë sesa në vendet ku jetojnë, transmeton albinfo.ch.
“Shumë njerëz duan të tregojnë atë që kanë, prandaj disa shpenzojnë më shumë këtu sesa në Zvicër”, është shprehur ajo.
Raporti thekson gjithashtu se gjatë verës në Prishtinë organizohen mbrëmje me artistë të njohur ndërkombëtarë, të cilat tërheqin mijëra vizitorë nga diaspora, duke e bërë kryeqytetin një nga destinacionet më të frekuentuara të shqiptarëve gjatë pushimeve verore/albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











