Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është shpallur fajtor nga Gjykata Themelore në Prishtinë për mosdeklarim të pasurisë, përcjell albinfo.ch.
Sipas aktgjykimit të shpallur të premten, Ahmeti u dënua me dy vjet burgim dhe 5 mijë euro gjobë, pasi u gjet fajtor për mosdeklarimin e 172 mijë e 600 eurove.
Vendimi u mor nga Gjykata Themelore në Prishtinë, ndërsa palët kanë të drejtë ankese në përputhje me procedurat ligjore./Albinfo.ch