Kosova
Kosovë: Eksporti gjatë qershorit mbuloi importin me vetëm 15%
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat nga tregtia e jashtme e mallrave në Kosovë, të cilat kanë treguar për një deficit tregtar prej 16,1 për qind në muajin qershor 2026, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2025, gjegjësisht në vlerë prej 578,3 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 498,3 milionë euro në vitin 2025.
Sipas këtyre të dhënave, eksporti mbulon importin me 15,0 për qind, teksa në muajin qershor të 2026-ës kishte vlerën 102,0 milionë euro, ndërsa importi 680,3 milionë euro, që është një rritje prej 26,9 % për eksport, si dhe një rritje prej 17,6 % për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2025.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit 27,4 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 12,7 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 10,6 % e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8,7 % e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 7,1 % e përbëjnë produktet minerale, etj.
Ndërsa sipas të dhënave të grupeve kryesore të importit, 15,2 % e përbëjnë produktet minerale; 13,0 % e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12,0 % e përbëjnë mjetet e transportit; 11,9 % e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani, 9,8 % e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre, etj.
Sa i përket eksporteve të Kosovës me vendet e Bashkimit Evropian, ato kanë arritur në 32,5 milionë euro, ose rreth 31,9 % e eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 17,7 %, transmeton albinfo.ch.
Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE ishin Gjermania (10,1 %), Holanda (3,8 %), Italia (3, 1), etj.
Kurse, importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 304,9 milionë euro, ose 44,8 % e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 22,2 %. Importet me pjesëmarrje me të lartë ishin nga: Gjermania (13,3 %), Italia (8,6 %), Polonia (4,3 %), etj.
Ndërsa, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 44,0 milionë euro, ose 43,1 % të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 19,3 %. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s ishin: Maqedonia e Veriut (16,7 %), Shqipëria (14,3 %), Mali i Zi (5,7 %), Serbia (4,0 %), etj.
Importet nga vendet e CEFTA-s arritën në 98,7 milionë euro, ose 14,5 % të importeve të përgjithshme, me një rritje prej 19,3 %. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Maqedonia e Veriut (5,4 %), Shqipëria (4,8 %), Serbia (3,0 %).
ASK-ja ka përcjellë edhe eksportet e importet me vendet e tjera. Eksportet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 25,5 milionë euro, ose 25,0 %. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport ishin: Zvicra (10,0 %) dhe Turqia (5,4 %). Kurse, importet e Kosovës me vendet e tjera arritën në 276,7 milionë euro, ose 40,7 %.
Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Kina (15,1 %) dhe Turqia (11,6 %).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua Gjykata e Koldingut e shpalli fajtor për trafikim të kokainës, ndërsa vendosi edhe dëbimin e tij... -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













