Kosova

Tragjedi në Kosovë: Djali dyshohet se aksidentalisht vrau babanë

Një rast tragjik ka ndodhur sot në Bjeshkën e Strellcit në komunën e Deçanit, pasi djali dyshohet se aksidentalisht ka vrarë babanë.

Bëhet e ditur se rasti ka ndodhur sot rreth orës 13:43 ndërsa policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku ka sekuestruar një armë zjarri, ndërkaq personi që dyshohet se ka kryer veprën është arrestuar.

Prokurori i Shtetit dhe të gjitha njësitë relevante policore ndodhen në vendin e ngjarjes, duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore, transmeton albinfo.ch.