Lajme
Zvicra nis digjitalizimin e procedurave për marrjen e shtetësisë
Nga 1 gushti, autoritetet federale dhe kantonale do të shkëmbejnë në mënyrë elektronike dokumentet e aplikimeve për natyralizim.
Zvicra do të hedhë një tjetër hap drejt digjitalizimit të shërbimeve publike. Duke filluar nga 1 gushti, Këshilli Federal do të nisë zbatimin e një sistemi të ri elektronik për procedurat e aplikimit për shtetësi zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Projekti synon të zëvendësojë komunikimin me postë mes autoriteteve federale dhe atyre kantonale me një sistem digjital, duke përshpejtuar përpunimin e dosjeve të natyralizimit.
Sipas autoriteteve, kantonet do të mund t’i dërgojnë aplikimet për natyralizim Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM) përmes Sistemit Qendror të Informacionit për Migracionin. Në të njëjtën mënyrë, SEM do t’u komunikojë kantoneve vendimin për miratimin ose refuzimin e autorizimit federal për shtetësi.
Sistemi i ri do të testohet fillimisht në disa kantone në kuadër të një faze pilot, ndërsa më vonë pritet të zgjerohet në të gjithë Zvicrën.
Megjithatë, kjo risi nuk do të vlejë për të gjitha aplikimet. Në fazën e parë, sistemi do të përdoret vetëm për procedurat e zakonshme të natyralizimit, ndërsa ato të përshpejtuara nuk do të përfshihen.
Autoritetet nuk kanë sqaruar ende nëse digjitalizimi do të lehtësojë drejtpërdrejt edhe procesin për aplikantët, apo nëse për momentin ai do të shërbejë vetëm për komunikimin ndërmjet institucioneve shtetërore. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











