Lajme
Përfundon shpërndarja e teksteve mësimore për nxënësit shqiptarë në diasporë
Rreth 17 mijë tekste shkollore janë dërguar në 18 shtete për të mbështetur mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e identitetit kombëtar.
Ka përfunduar me sukses procesi i shpërndarjes së teksteve mësimore për nxënësit që ndjekin mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë, një nismë që synon të forcojë ruajtjen e gjuhës dhe kulturës shqiptare tek brezat e rinj që jetojnë jashtë vendit, transmeton albinfo.ch.
Procesi është realizuar në bashkëpunim ndërmjet Qendrës së Botimeve për Diasporën dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke siguruar koordinim të plotë dhe shpërndarje efikase në një numër të madh shtetesh.
Sipas njoftimit, teksti “Gjuha shqipe dhe kultura shqiptare”, i hartuar në tre nivele, është shpërndarë në 18 shtete, ku funksionojnë shkollat shqipe në diasporë.
Në total janë dërguar 5.748 paketa mësimore, që përmbajnë 16.956 tekste shkollore, të destinuara për nxënësit shqiptarë që ndjekin mësimin në gjuhën amtare.
Qendra e Botimeve për Diasporën vlerëson se kjo veprimtari është një nga shtyllat kryesore të mbështetjes për arsimin shqip jashtë atdheut, duke u mundësuar fëmijëve të diasporës të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ruajnë identitetin e tyre kulturor e kombëtar.
Ky institucion thekson se prej shtatë vitesh ka ndërtuar një mekanizëm të qëndrueshëm për shpërndarjen e teksteve mësimore, duke garantuar vazhdimësi, cilësi dhe një mbulim gjithnjë e më të gjerë për nxënësit shqiptarë në diasporë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










