Lajme
Moti i nxehtë rrit numrin e mbytjeve në Zvicër
Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë notit në lumenj dhe liqene
Temperaturat e larta të ditëve të fundit kanë shtyrë gjithnjë e më shumë njerëz të kërkojnë freski në lumenj dhe liqene të Zvicrës, por njëkohësisht kanë sjellë edhe rritje shqetësuese të rasteve të mbytjeve.
Sipas organizatës zvicerane të shpëtimit në ujë (SLRG), gjatë periudhave me vapë të madhe rritet ndjeshëm numri i aksidenteve në ujë. Ekspertët theksojnë se shumë persona nënvlerësojnë rreziqet që paraqesin lumenjtë me rrjedhë të fortë, ndryshimet e papritura të temperaturës së ujit dhe lodhja gjatë notit, transmeton albinfo.ch.
Autoritetet këshillojnë që qytetarët të notojnë vetëm në zona të sigurta dhe të mbikëqyrura, të mos hidhen në ujë menjëherë pas ekspozimit në diell, të shmangin konsumimin e alkoolit para notit dhe të mos e nënvlerësojnë forcën e rrymave, veçanërisht në lumenjtë e njohur zviceranë.
Organizatat e sigurisë u bëjnë apel gjithashtu prindërve që të mbikëqyrin vazhdimisht fëmijët pranë ujit, pasi edhe pak sekonda pakujdesi mund të kenë pasoja fatale.
Ekspertët paralajmërojnë se, me vazhdimin e temperaturave të larta, pritet që gjithnjë e më shumë persona t’u drejtohen zonave të notit, ndaj respektimi i rregullave të sigurisë është thelbësor për të shmangur tragjeditë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













