Kosova
Kosovë: Tentoi të kalonte kufirin me mbi 10 mijë euro pa i deklaruar, ndalohet në Vërmicë
Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë ndaluar një automjet në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë, pasi gjatë kontrollit kanë zbuluar një shumë parash që tejkalonte kufirin e lejuar për deklarim dhe nuk ishte raportuar nga udhëtari.
Sipas Doganës, automjeti me targa vendore ka rënë në vëmendjen e zyrtarëve gjatë hyrjes në Kosovë, pasi ishte paraqitur në pikën kufitare me shpejtësi të lartë, çka ka ngritur dyshime dhe ka çuar në një kontroll më të detajuar.
Edhe pse drejtuesi i automjetit kishte deklaruar fillimisht se nuk kishte me vete mallra apo mjete monetare që kërkonin deklarim, kontrolli i bazuar në analizën e rrezikut zbuloi para të gatshme në vlerë mbi 10 mijë euro, pa u deklaruar pranë autoriteteve.
Për këtë rast, Dogana e Kosovës ka zbatuar masat ligjore dhe ka konfiskuar 25 për qind të shumës së padeklaruar. Për pjesën tjetër të mjeteve financiare është kërkuar dokumentacion që dëshmon burimin e ligjshëm të parave.
Rasti tashmë është proceduar sipas kompetencave përkatëse, ndërsa verifikimet administrative dhe ligjore do të vazhdojnë deri në përfundimin e plotë të procedurave.
Dogana ka rikujtuar qytetarët se çdo person që hyn apo del nga Kosova me 10 mijë euro ose më shumë para të gatshme, apo mjete të tjera monetare të bartshme, është i obliguar t’i deklarojë ato në kufi.
Mosdeklarimi i shumave monetare përbën shkelje ligjore dhe mund të rezultojë me masa ndëshkuese, përfshirë konfiskimin e një pjese të mjeteve dhe hetimin për verifikimin e origjinës së tyre.
Autoritetet doganore kanë theksuar se do të vazhdojnë kontrollet për zbatimin e ligjit dhe parandalimin e aktiviteteve të paligjshme financiare ndërkufitare.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike












