Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të naftës, të cilat hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe vlejnë për 24 orët e ardhshme, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit, çmimi i naftës ka shënuar rritje për një cent krahasuar me ditën e djeshme. Një litër naftë do të shitet sot me 1.67 euro.
Për një cent është shtrenjtuar edhe benzina, e cila sot tregtohet me 1.48 euro për litër.
Ndërkohë, çmimi i gazit mbetet i pandryshuar, duke u shitur me 0.60 euro për litër.
Çmimet e publikuara nga MINTI do të jenë në fuqi deri në publikimin e listës së re 24 orë më vonë./Albinfo.ch.