Lajme
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli
Reagimeve për rritje çmimesh nga viti i kaluar, kompania tani po u përgjigjet me ulje çmimesh dhe paketime më të vogla
Rritjet e çmimeve te kompania zvicerane Lindt & Sprüngli që ishin shënuar vitin e kaluar kanë çuar në një rënie të theksuar blerjeve të çokollatës. Veçanërisht në Evropë, njerëzit blenë më pak në gjysmën e parë të vitit për shkak të çmimeve më të larta, transmeton albinfo.ch. Këtu përfshihen uljet e blerjeve në Zvicër, Gjermani dhe Britaninë e Madhe.
Lindt & Sprüngli thotë se është befasuar nga kjo rënie e ndjeshme e shitjes, shkruan srf.ch. Kompania tani po përgjigjet me ulje çmimesh dhe paketim më të vogël.
Edhepse Lindt & Sprüngli fitoi më shumë në gjashtë muajt e parë të këtij viti, shitjet shënuan rënie. Të ardhurat u rritën me 4.3 për qind në 2.3 miliardë franga zvicerane, por vëllimi i shitjeve ra me 7.5 për qind.
Në vitet e fundit, Lindt në përgjithësi ka qenë në gjendje të zbatojë rritje të çmimeve pa humbje të konsiderueshme në shitje, përcjell albinfo.ch. Reagimi dukshëm më i kujdesshëm nga konsumatorët në disa tregje kryesore evropiane këtë herë ishte edhe më i habitshëm.
Në përgjigje, Lindt njoftoi rregullime të synuara të çmimeve në tregjet ku rënia kishte qenë veçanërisht e theksuar. Këto rregullime do të kufizohen në produktet individuale ku kërkesa reagoi veçanërisht fuqishëm ndaj çmimeve më të larta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












