Lajme
Pensionisti zviceran humb 10 mijë e 900 franga në një mashtrim përmes TikTok-ut
Një 75-vjeçar nga zona e Lucernës në Zvicër, i cili e konsideron veten person të kujdesshëm dhe mosbesues, ra viktimë e një skeme mashtrimi online përmes TikTok-ut. Ai humbi gjithsej 10 mijë e 900 franga zvicerane pasi u bind të investonte para në një platformë të rreme të kriptomonedhave.
Gjithçka nisi nga një reklamë në TikTok. Pensionisti klikoi në një baner që i premtonte fitime në këmbim të vlerësimit të videove. “Më ofruan mundësinë të vlerësoja video dhe për çdo vlerësim do të merrja disa franga”, ka treguar ai për median zvicerane 20 Minuten.
Detyra dukej e thjeshtë: ai duhej të bënte fotografi të vlerësimeve dhe t’i dërgonte ato. Në fillim, gjithçka funksionoi normalisht, pasi pagesat e para u kryen.
“Pas tri ditësh më premtuan një vend pune të përhershëm me të ardhura deri në 354 franga në ditë”, ka rrëfyer 75-vjeçari.
Më pas, kompania e rreme i caktoi një person që prezantohej si “mentor” dhe komunikimi u zhvendos në aplikacionin Telegram. Ky person fitoi gradualisht besimin e pensionistit dhe e bindi atë që të investonte paratë e fituara në kriptomonedha, duke i premtuar fitime më të mëdha.
“Meqë pagesat e para funksionuan dhe komunikimi në Telegram bëhej madje në gjermanisht të përsosur zvicerane, nuk dyshova për asgjë”, tha ai.
Bilanci i rremë dhe presioni për pagesa të tjera
Kur në llogarinë e tij virtuale u shfaq një shumë prej 3 mijë e 520 frangash, pensionisti vendosi të tërhiqte paratë dhe të largohej.
Por në atë moment, tërheqja u bllokua. Mashtruesit i thanë se kishte ndodhur një “gabim sistemor”, se llogaria ishte ngrirë dhe se ai duhej të paguante për dëmin para se paratë të liroheshin.
Fillimisht ai transferoi rreth 6 mijë franga. Pak më vonë, mashtruesit kërkuan edhe 6 mijë e 300 franga të tjera, duke pretenduar se vetëm atëherë do të zhbllokohej një bilanc që tashmë supozohej të ishte mbi 30 mijë franga.
“Nuk doja ta bëja këtë, por ata vazhduan të më bindnin derisa ndryshova mendje”, tha ai.
Të nesërmen në mëngjes, dyshimet e tij u shtuan. Ai filloi të kërkonte informacione në internet dhe kuptoi se kishte rënë në një mashtrim.
“E kuptova: Zot, kjo është një skemë mashtrimi”, ka treguar ai.
Ai menjëherë lajmëroi policinë dhe bankën e tij, por ishte tepër vonë. Paratë tashmë ishin zhdukur dhe humbja totale e tij arriti në 10 mijë e 900 franga.
“Nuk e kuptoj ende si rashë pre e këtij mashtrimi”
Pensionisti thotë se ende e ka të vështirë ta kuptojë se si u manipulua.
“Jam në fakt një person shumë mosbesues. Edhe gruaja ime më paralajmëroi se mund të ishte mashtrim. Por ata të manipulojnë plotësisht dhe të krijohet ndjenja sikur je i bllokuar”, tha ai.
Sot ai shpreson vetëm që denoncimi i tij në policinë e Lucernës të ketë ndonjë ndikim. Por për të, më e rëndësishmja është që historia e tij të shërbejë si paralajmërim për të tjerët.
“Nëse rrëfimi im e pengon dikë tjetër të bjerë në të njëjtën kurth, atëherë të paktën kjo ka një kuptim”, përfundoi ai.
Ekspertët paralajmërojnë se mashtrimet online po bëhen gjithnjë e më të sofistikuara. Përdoruesit duhet të jenë veçanërisht të kujdesshëm ndaj ofertave që premtojnë fitime të shpejta, pagesa për detyra të thjeshta online apo investime të garantuara në kriptomonedha.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











