Kosova
Qytetarët e Ferizajt kërkojnë heqjen e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar
Në qytetin e Ferizajt, sot ka nisur sot mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Për një Ferizaj pa Urosevac”, një nismë qytetare që synon t’i drejtohet Kuvendit të Kosovës me kërkesën për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit “Urosevac” dhe përdorimin e vetëm të emrit “Ferizaj” në të gjitha dokumentet dhe komunikimet zyrtare të institucioneve.
Në ceremoninë e nisjes morën pjesë përfaqësues institucionalë, përfaqësues nga secili komunitet, të cilët bën edhe nënshkrimin e peticionit.
Peticioni u nënshkrua fillimisht nga kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, i cili tha se komuna e mbështet këtë nismë, duke e cilësuar atë si vendosje të drejtësisë historike.
Sipas tij, kjo nismë duhet të shërbejë edhe si shtysë për institucionet qendrore që të shqyrtojnë emërtimet e vendbanimeve në Kosovë.
“Është një drejtësi, sepse Ferizaj ka lindur 153 vjet më parë me emrin Ferizaj, ndërsa emri Urosevac është vendosur nga administrimi i dhunshëm pas vitit 1912… le të shërbejë ky peticion, le të shërbejë kjo nismë nga Ferizaj që institucionet e nivelit qendror të formojnë komisione profesionale, komisione të kësaj çështje në mënyrë që pastaj të vënë në diskutim dhe në vendimmarrje të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, deklaroi Aliu, shkruan KP.
Ai tha se do të ketë dalje të qytetarëve pasi edhe të sapolindurit po të kishin mundësi do ta nënshkruanin sepse këtu ka të bëjë me drejtësinë e qytetarëve të Ferizajt.
Iniciatori i peticionit, Bashkim Fazliu, tha se peticioni synon largimin e emrit “Urosevac” nga përdorimi zyrtar, mirëpo që nuk është drejtuar kundër asnjë komuniteti.
“Sot është një ditë historike për qytetarët e Ferizajt, ku duke shfrytëzuar një të drejtë demokratike kemi nisur peticionin drejtuar Kuvendit të Kosovës për shfuqizimin e përdorimit zyrtar të emrit Urosevac. Njëkohësisht kërkojmë që në të tri gjuhët – shqip, serbisht dhe anglisht – të përdoret vetëm emri Ferizaj në të gjitha dokumentet, tabelat, regjistrat, aktet ligjore dhe komunikimin zyrtar të Republikës së Kosovës. Ky peticion është me vullnetin e lirë të qytetarëve të Ferizajt dhe nuk ka të bëjë asgjë kundër asnjë komuniteti. Këtë peticion e kanë mbështetur të gjitha partitë politike në Ferizaj, si dhe partitë e komuniteteve joshumicë. Ka një unitet të plotë në këtë kërkesë”, u shpreh ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, Fazliu tha se presin të mbledhin të paktën 20 mijë nënshkrime brenda rreth dy javësh, ndërsa shtoi se afati mund të zgjatet në varësi të nënshkrimeve.
Kryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje në Ferizaj, Fatbardha Zogaj Reka u shpreh se e mbështesin këtë nismë.
“Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është interesi i qytetarëve të Ferizajt, qytetarëve të shtetit tonë, të kudo ata që qofshin. Iniciativa të tilla kanë pasur edhe grupi i asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje kohë më parë, edhe sigurisht e dini pak kohë më parë… deputeti Rufki Suma ka pasë një fjalim të veçantë në lidhje me këtë çështje, deputeti ynë i Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës. Kështu që, Lëvizja Vetëvendosje është gjithmonë aty ku është populli, aty ku është komuniteti.”, tha ajo.
Sipas organizatorëve, pas përfundimit të procesit të mbledhjes së nënshkrimeve, peticioni do t’i dorëzohet Kuvendit të Kosovës për shqyrtim.
E-Diaspora
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?»
Jeta në Austri
-
Zakir Popaj, pianisti shqiptar që performon në kafenetë më prestigjioze të Vjenës I diplomuar në Konservatoriumin e Muzikës në Vjenë, ai interpreton çdo ditë në ambiente ikonike si... -
Austri
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri -
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike












