Lajme
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë
Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të gjata, ndërsa të Gjelbrit kundërshtojnë propozimin
Vala e vazhdueshme e të nxehtit ka rikthyer në qendër të debatit politik në Gjenevë çështjen e instalimit të kondicionerëve. Partia Popullore Zvicerane (SVP) po kërkon që procedurat për vendosjen e sistemeve fikse të ftohjes të thjeshtohen ndjeshëm.
Sipas propozimit të SVP-së, spitalet, shtëpitë e kujdesit për të moshuarit dhe shkollat nuk duhet të kalojnë nëpër procedura të gjata autorizimi për instalimin e kondicionerëve. Partia kërkon gjithashtu që njësitë e vogla të banimit të përjashtohen nga detyrimi për të marrë leje para instalimit të pajisjeve të ftohjes, transmeton albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Partia e të Gjelbërve e kundërshton këtë nismë, duke argumentuar se ajo nuk adreson shkaqet e ndryshimeve klimatike. Sipas tyre, lehtësimi i rregullave do të nxiste përdorimin e sistemeve me konsum të lartë energjie, në vend që të investohej në zgjidhje afatgjata dhe më të qëndrueshme për përballimin e temperaturave ekstreme.
Debati zhvillohet në një kohë kur temperaturat e larta kanë rritur presionin mbi autoritetet zvicerane për të gjetur mënyra më efektive për mbrojtjen e popullsisë nga valët e të nxehtit, të cilat po bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë Drejtori i Drejtorisë për Kulturë në Komunën e Prishtinës po merr pjesë në një vizitë studimore... -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë













