Integrimi
Studentët shqiptarë në Lozanë: Mes dy identiteteve, sfidave dhe së ardhmes
Identiteti nuk është një kategori statike. Për brezat e rinj të diasporës shqiptare ai ndërtohet, riformësohet dhe vihet vazhdimisht në dialog me shoqërinë ku jetojnë. Pikërisht studentët janë ndër grupet që e përjetojnë më drejtpërdrejt këtë proces, pasi ndërtojnë njëkohësisht formimin akademik, rrjetin profesional dhe përkatësinë e tyre kulturore.
Në Universitetin e Lozanës, një nga institucionet më prestigjioze të arsimit të lartë në Zvicër, studiojnë dhjetëra të rinj shqiptarë nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Lugina e Preshevës, por edhe të lindur e të rritur në Zvicër.
Për të parët, sfidë mbetet përshtatja me një realitet të ri akademik dhe shoqëror; për brezin e dytë dhe të tretë, dilema shpesh nuk është integrimi, por ruajtja e gjuhës, kujtesës kulturore dhe ndjenjës së përkatësisë në një mjedis ku identiteti ndërtohet mes dy kulturave.
Në këtë kontekst, identiteti i dyfishtë nuk paraqitet si një zgjedhje mes të qenit shqiptar ose zviceran, por si një proces i vazhdueshëm negociimi mes dy hapësirave kulturore, dy gjuhëve dhe dy sistemeve të vlerave.
Për disa kjo përbën një avantazh të rëndësishëm social e profesional; për të tjerë mbetet një sfidë e vazhdueshme për të ruajtur lidhjen me origjinën pa u shkëputur nga shoqëria ku jetojnë.
Për të trajtuar këtë realitet nga afër, ekipi i albinfo.ch ishte në Lozanë, ku realizoi këtë reportazh me studentë shqiptarë të Universitetit të Lozanës dhe me përfaqësues të Shoqatës së Studentëve Shqiptarë. Përmes përvojave të tyre personale, ata flasin për jetën studentore në Zvicër, sfidat e integrimit, rolin e organizimit studentor dhe mbi një pyetje që vazhdon të shoqërojë brezat e rinj të diasporës: A ndihen më shumë shqiptarë apo zviceranë?
Intervistoi: Luljeta Ademi
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













