Lajme
Dyshime për përdorimin e fondeve zvicerane në kthimet e paligjshme të migrantëve
Një raport i pavarur i porositur nga Qeveria e Zvicrës nuk ka gjetur prova të drejtpërdrejta se fondet zvicerane janë përdorur për kthimet e paligjshme të migrantëve (pushbacks) në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, por thekson se një mundësi e tillë nuk mund të përjashtohet.
Sipas raportit, Zvicra ka bashkëfinancuar me mbi 300 milionë franga zvicerane pajisje si automjete, dronë dhe kamera termike, të përdorura edhe në Kroaci, Greqi dhe Poloni, vende ku janë dokumentuar raste të kthimeve të detyruara të migrantëve, praktikë që konsiderohet shkelje e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Raporti rekomandon krijimin e mekanizmave të pavarur të monitorimit për të garantuar përdorimin e rregullt të fondeve. Qeveria zvicerane është shprehur e gatshme të mbështesë forcimin e mbikëqyrjes, ndërsa Partia Popullore Zvicerane (SVP) kundërshton këtë qasje dhe kërkon ndërprerjen e kontributeve për fondet e BE-së për mbrojtjen e kufijve.
Çështja vazhdon të mbetet objekt debatesh politike në Zvicër, mes shqetësimeve për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe politikave të sigurisë kufitare.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













