Lajme
Zvicra nis hetim ndaj Google
Autoriteti zviceran i konkurrencës dyshon se vendosja automatike e Google si motor kërkimi në telefonat Android mund të kufizojë konkurrencën
Autoriteti zviceran i konkurrencës ka hapur një hetim paraprak ndaj Google, pasi kompania hoqi në Zvicër funksionin që u lejonte përdoruesve të telefonave Android të zgjidhnin motorin e tyre të preferuar të kërkimit gjatë konfigurimit fillestar të pajisjes, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Sipas Sekretariatit të Komisionit të Konkurrencës, COMCO, pas heqjes së këtij funksioni Google Search vendoset automatikisht si motori standard i kërkimit për përdoruesit zviceranë, pa u shfaqur më ekrani i zgjedhjes.
Autoritetet vlerësojnë se kjo praktikë mund të zvogëlojë dukshmërinë e motorëve rivalë të kërkimit dhe të krijojë pengesa shtesë për hyrjen e tyre në treg. Shqetësimi shtrihet edhe te ofruesit e tjerë të shërbimeve digjitale, të cilët mund të preken nga pozita dominuese e Google.
COMCO ka theksuar gjithashtu se përdoruesit në Zvicër po trajtohen ndryshe nga ata në Zonën Ekonomike Evropiane, ku ekrani i zgjedhjes vazhdon të përdoret, ndonëse çështjet e konkurrencës konsiderohen të ngjashme. Zvicra nuk është anëtare as e Bashkimit Evropian dhe as e Zonës Ekonomike Evropiane.
Hetimi paraprak do të përcaktojë nëse ka indikacione për kufizim të paligjshëm të konkurrencës sipas Ligjit zviceran për kartelet. Google ka deklaruar se është në dijeni të hetimit dhe se do të bashkëpunojë me autoritetet zvicerane.
Rasti vjen pak pasi gjykata më e lartë e Bashkimit Evropian la në fuqi gjobën prej 4.1 miliardë eurosh ndaj Google për praktika antikonkurruese të lidhura me sistemin Android. Komisioni Evropian kishte akuzuar kompaninë se kishte përdorur dominimin e Android për të favorizuar Google Search dhe shfletuesin Chrome ndaj rivalëve.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











