Lajme
Investimet në startup-et zvicerane bien me 15.5% në gjysmën e parë të vitit
Mungesa e investimeve të mëdha në bioteknologji ndikoi në rënien e kapitalit, ndërsa investitorët mbeten optimistë për rimëkëmbjen e tregut
Investimet në startup-et zvicerane kanë shënuar rënie gjatë gjysmës së parë të vitit 2026, sipas Swiss Venture Capital Report. Kapitali i investuar ra me 15.5 për qind, duke arritur në 1.25 miliardë franga zvicerane, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Megjithatë, numri i investimeve mbeti pothuajse i pandryshuar, me 123 marrëveshje financimi, duke ndërprerë trendin disavjeçar të rënies së numrit të investimeve. Sipas raportit, niveli aktual i financimit është rikthyer afërsisht në mesataren e viteve të fundit.
Raporti evidenton dallime të mëdha mes sektorëve, transmeton albinfo.ch.
Startup-et që zhvillojnë teknologji të pajisjeve informatike (IT hardware) regjistruan një vit rekord, duke tërhequr mbi 324 milionë franga, më shumë se 60 për qind krahasuar me një vit më parë. Në anën tjetër, mungesa e investimeve të mëdha në sektorin e bioteknologjisë ndikoi ndjeshëm në rënien e përgjithshme të kapitalit të investuar.
Në nivel kantonal, Vaud kryesoi me mbi 330 milionë franga investime, duke iu afruar niveleve rekord të viteve 2021 dhe 2022. Suksesi i këtij kantoni lidhet kryesisht me performancën e fortë të kompanive të teknologjisë harduerike. Ndërkohë, Cyrihu regjistroi një nga rezultatet më të dobëta historike, për shkak të mungesës së investimeve të mëdha në bioteknologji dhe financimit më të ulët në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe komunikimit.
Edhe pse investimet kanë rënë, raporti vëren se investitorët janë më optimistë për 12 muajt e ardhshëm. Ata presin përmirësim të klimës ekonomike, rritje të aktivitetit investues dhe më shumë dalje të suksesshme të kompanive (exits), duke e konsideruar këtë si një sinjal se tregu i kapitalit sipërmarrës në Zvicër mund të hyjë në një fazë rimëkëmbjeje.
E-Diaspora
-
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën Aktivitetet do të mbahen në Pejë, Gjakovë dhe Gjilan me synim krijimin e partneriteteve të reja... -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027 -
Zvicër
Vexhid Sejdiu: Shkolla Shqipe në Zvicër mbyll vitin shkollor, nisin regjistrimet për 2026/2027 -
Kosovë
135 futbollistë e futbolliste nga diaspora morën pjesë në kampet e FFK-së -
Mërgimtarët drejt vendlindjes: Ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas














