Lajme
Me 172 km/h në tunelin e Gotthardit, 22-vjeçari gjerman ndalohet dhe përjashtohet nga rrugët zvicerane
I riu përshkoi tunelin prej 16.9 kilometrash për më pak se gjashtë minuta, kreu 21 parakalime të ndaluara dhe rezultoi pozitiv në testin e drogës
Një shofer 22-vjeçar me targa gjermane është ndaluar nga policia zvicerane pasi ka kaluar nëpër tunelin rrugor të Gotthardit me një shpejtësi mesatare prej 171.8 km/h, më shumë se dyfishi i kufirit të lejuar prej 80 km/h.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit në autostradën A2, në drejtim të jugut. Sipas Policisë Kantonale të Urit, shoferi fillimisht parakaloi në mënyrë të paligjshme një automjet përmes një zone të ndaluar pranë hyrjes veriore të tunelit. Brenda tunelit, ai kreu 21 parakalime, megjithëse aty ndalohet rreptësisht parakalimi për shkak të qarkullimit në të dy drejtimet, transmeton albinfo.ch.
Tuneli i Gotthardit është 16.9 kilometra i gjatë dhe normalisht përshkohet për rreth 13 minuta duke respektuar kufirin e shpejtësisë. Me ritmin që kishte, 22-vjeçari e kaloi atë për më pak se gjashtë minuta.
Shoferi u ndalua në dalje të tunelit nga Policia e Kantonit Ticino dhe më pas iu dorëzua autoriteteve të Urit. Atij i është shqiptuar ndalim drejtimi në të gjithë Zvicrën, ndërsa është detyruar të depozitojë disa mijëra franga zvicerane si garanci për gjobën. Një test i shpejtë rezultoi gjithashtu pozitiv për drogë.
Ndaj tij është hapur procedurë penale për shkelje të rënda të rregullave të trafikut, përfshirë të ashtuquajturin “Rasertatbestand”, dispozitë e ligjit zviceran që parashikon dënime shumë të ashpra për drejtuesit që rrezikojnë seriozisht sigurinë në komunikacion. Në rast se vërtetohen të gjitha akuzat, ai mund të përballet me pasoja të rënda penale.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë












