Lajme
Strehimoret e kafshëve në Zvicër përshtaten përballë valës së të nxehtit
Shëtitje më të shkurtra, pishina, ventilatorë dhe kujdes i shtuar për shpendët e zvarranikët – temperaturat e larta po detyrojnë qendrat e mbrojtjes së kafshëve të marrin masa të reja
Me intensifikimin e vapës, strehimoret dhe shoqatat për mbrojtjen e kafshëve në gjithë Zvicrën kanë ndryshuar rutinat e tyre për t’i mbrojtur kafshët nga temperaturat e larta, transmeton albinfo.ch.
Qentë mbahen në ambiente më të freskëta gjatë pjesëve më të nxehta të ditës, ndërsa shëtitjet zhvendosen në mëngjes herët ose në mbrëmje dhe shkurtohen ndjeshëm. Vullnetarëve u rekomandohet që qentë t’i shëtisin në zona pyjore dhe të kontrollojnë paraprakisht temperaturën e asfaltit me dorë, pasi sipërfaqet e nxehta mund t’ua djegin putrat.
Në Neuchâtel, strehimoret kanë vendosur çadra, pishina, dyshekë freskues dhe ventilatorë, ndërsa janë mbjellë edhe pemë për të krijuar më shumë hije. Për shkak të vapës së madhe, disa shëtitje me qen janë anuluar plotësisht.
Masat nuk kufizohen vetëm te qentë. Në qendrën e rehabilitimit të shpendëve të egër në Biel, zogjve u ofrohen banja, fruta të ngrira dhe sisteme spërkatëse. Ekspertët paralajmërojnë se edhe zvarranikët mund të rrezikohen seriozisht nga temperaturat e larta, sepse u nevojitet një zonë e freskët për ta rregulluar temperaturën e trupit. Kur i gjithë terrari mbinxehet, pasojat mund të jenë fatale.
Stafi duhet të kontrollojë vazhdimisht hidratimin e kafshëve, veçanërisht të atyre më të vjetra, dhe të reagojë menjëherë në rast të shenjave të mbinxehjes. Për pronarët e zvarranikëve rekomandohet fikja e llambave dhe pajisjeve ngrohëse kur temperatura e ambientit kalon 30 gradë, si dhe shmangia e ekspozimit të terrarit në rrezet direkte të diellit.
Qytetarëve u sugjerohet gjithashtu të vendosin enë të cekëta me ujë në kopshte për shpendët dhe kafshët e egra. Gjatë verës, strehimoret përballen edhe me më pak birësime, pasi shumë njerëz ndodhen me pushime dhe nuk janë të gatshëm të marrin një kafshë të re në shtëpi.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë











