Lajme
Zvicër: Reforma e re shëndetësore shqetëson mjekët
Mjekët në Zvicër kanë shprehur shqetësim për një reformë të re që parashikon vendosjen e një kufiri ditor për shërbimet që mund të faturohen në kuadër të sigurimit të detyrueshëm shëndetësor.
Sipas projektit, nga fillimi i vitit 2027 çdo mjek do të mund të faturojë deri në 1.577 pikë tarifore në ditë, ose rreth 12 orë pune. Masa synon të ulë kostot e sistemit shëndetësor dhe të parandalojë faturimet e tepërta.
Komuniteti mjekësor kundërshton reformën, duke paralajmëruar se ajo mund të kufizojë qasjen e pacientëve në kujdes shëndetësor, të zgjasë listat e pritjes dhe të ndikojë në vendimmarrjen mjekësore. Një peticion kundër kësaj mase ka mbledhur tashmë rreth 30 mijë nënshkrime, kryesisht nga mjekë.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e sigurimeve shëndetësore thonë se kufiri është vendosur në një nivel që nuk pritet të krijojë probleme në shumicën e rasteve dhe se, nëse paraqiten vështirësi, rregullat mund të rishikohen.
Vendimi përfundimtar për zbatimin e reformës pritet të merret nga Këshilli Federal i Zvicrës.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Austri
-
Problemi i drogës po rritet në Vjenë Gjithnjë e më shumë njerëz në Vjenë po kërkojnë ndihmë për shkak të problemeve me drogën,... -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë














