Lajme
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit
Pushimet verore kanë sjellë trafik të rënduar në Zvicër, ndërsa autoritetet rekomandojnë rrugën alternative përmes San Bernardinos.
Fundjava e parë e pushimeve verore ka sjellë kolona të gjata automjetesh në rrugët e Zvicrës, veçanërisht në drejtim të jugut të vendit, përcjell albinfo.ch.
Që në orët e para të së shtunës, para portalit verior të tunelit të Gotthardit është krijuar një kolonë prej rreth 9 kilometrash, duke shkaktuar një pritje prej afërsisht 90 minutash, sipas të dhënave të TCS.
Përveç familjeve zvicerane që po nisen për pushime, trafiku është shtuar edhe nga mijëra udhëtarë të huaj që kalojnë tranzit nëpër Zvicër drejt Italisë dhe destinacioneve të tjera jugore.
Për të shmangur bllokimet, autoritetet u rekomandojnë drejtuesve të automjeteve të përdorin rrugën alternative A13 përmes San Bernardinos, e cila në raste të tilla ndihmon në lehtësimin e fluksit të trafikut.
Ekspertët paralajmërojnë se gjatë gjithë fundjavës pritet trafik i rënduar, sidomos në orët e paradites, ndërsa nisja e pushimeve verore në disa kantone zvicerane dhe në rajone të vendeve fqinje pritet të shtojë më tej numrin e automjeteve në rrugë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












