Lajme
Zvicra kërkon lehtësim të kontrolleve kufitare në aeroporte gjatë verës
Berna kërkon pezullimin e përkohshëm të sistemit të ri të kontrolleve digjitale, për të shmangur pritjet e gjata për udhëtarët.
Zvicra po kërkon nga Bashkimi Evropian lehtësimin e përkohshëm të kontrolleve kufitare në aeroporte, me qëllim që të shmangen radhët e gjata gjatë sezonit të ngarkuar të udhëtimeve verore, përcjell albinfo.ch.
Në një letër drejtuar Komisionit Evropian, Zvicra, së bashku me tetë shtete të tjera, ka kërkuar që të zgjatet pezullimi i zbatimit të plotë të Sistemit të Hyrje-Daljeve (Entry and Exit System – EES).
Ky sistem i ri digjital parashikon regjistrimin biometrik të udhëtarëve nga vende jashtë zonës Shengen, përmes skanimit të pasaportave, fotografimit të fytyrës dhe marrjes së shenjave të gishtërinjve.
Autoritetet zvicerane paralajmërojnë se procedurat e reja mund të shkaktojnë pritje të gjata në aeroporte, veçanërisht gjatë periudhës së pikut turistik.
“Për shkak të kohës më të gjatë të përpunimit, në raste të jashtëzakonshme mund të ndodhë mbingarkesë e përkohshme e infrastrukturës”, ka deklaruar një zëdhënës i Sekretariatit Shtetëror për Migracionin (SEM).
Sipas autoriteteve, qëllimi i kërkesës është të sigurohet një qarkullim më i mirë i udhëtarëve në aeroportet kryesore zvicerane dhe të shmangen vonesat e mëdha gjatë muajve të verës, kur numri i pasagjerëve rritet ndjeshëm.
Aeroportet e Cyrihut, Gjenevës dhe Bazelit tashmë kanë paralajmëruar udhëtarët se kontrollet e reja kufitare mund të sjellin kohë më të gjata pritjeje, sidomos për pasagjerët që udhëtojnë drejt ose nga vende jashtë zonës Shengen./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













