Shqipëria
Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane
Shqiptarët mbeten komuniteti i dytë më i madh i emigrantëve në Itali, pas rumunëve, sipas të dhënave të Eurostat.
Shqiptarët vazhdojnë të jenë një nga komunitetet më të mëdha të emigrantëve në Itali. Sipas të dhënave më të fundit të Eurostat, rreth 557 mijë persona të lindur në Shqipëri jetonin në Itali, ndërsa 416 mijë prej tyre figurojnë ende si shtetas shqiptarë, transmeton albinfo.ch.
Të dhënat tregojnë se rreth 141 mijë shqiptarë kanë fituar ndërkohë shtetësinë italiane, çka shpjegon dallimin mes numrit të personave të lindur në Shqipëri dhe atyre që mbajnë ende shtetësinë shqiptare.
Shqiptarët renditen si komuniteti i dytë më i madh i emigrantëve në Itali, pas rumunëve. Sipas Eurostat, personat e lindur në Shqipëri përbëjnë 8.3 për qind të popullsisë së lindur jashtë Italisë, ndërsa komuniteti rumun mbetet në vendin e parë me rreth 900 mijë persona, ose 13.5 për qind të totalit.
Në raport me numrin e banorëve të vendeve përkatëse, pesha e emigracionit shqiptar është dukshëm më e lartë. Me një popullsi prej rreth 2.36 milionë banorësh, Shqipëria ka një përqindje shumë më të madhe të qytetarëve që jetojnë në Itali sesa Rumania, e cila ka rreth 19 milionë banorë.
Eurostat nuk përfshin në këtë statistikë të dhëna për Greqinë, ku gjithashtu jeton një komunitet i madh shqiptar, i cili vlerësohet të jetë i krahasueshëm ose edhe më i madh se ai në Itali.
Në shkallë evropiane, Shqipëria vazhdon të renditet ndër vendet me emigracionin më të lartë në raport me popullsinë, me vlerësime që tregojnë se afërsisht një në dy shqiptarë jeton në një shtet të Bashkimit Evropian, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas Eurostat, më 1 janar 2024 në vendet e Bashkimit Evropian jetonin 44.7 milionë persona të lindur jashtë BE-së, që përfaqësojnë 9.9 për qind të popullsisë së bllokut. Numri më i madh i tyre ishte i përqendruar në Gjermani, Francë, Spanjë dhe Itali, vende që së bashku strehojnë mbi dy të tretat e popullsisë së lindur jashtë shtetit në të gjithë BE-në./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave Në një vilë luksoze në Pfäffikon, me pishinë, tavane tre metra të larta dhe mobilie të... -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur
Jeta në Austri
-
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë Ai largohet nga kampioni aktual i Zvicres pas 7 vitesh, për një vlerë prej 1... -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi










