Të tjera
15-vjeçari shqiptar shpallet kampion bote në Olimpiadën Ndërkombëtare STEM
Loris Qosja fiton medaljen e artë në Itali, triumfoi mes pjesëmarrësve nga 56 shtete, duke i sjellë Shqipërisë një tjetër sukses të madh në arenën ndërkombëtare.
Nxënësi 15-vjeçar Loris Qosja nga shkolla “7 Marsi” në Cërrik ka arritur një tjetër sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare, duke fituar medaljen e artë në finalen e International STEM Olympiad, e zhvilluar në Itali, transmeton albinfo.ch.
Në një garë ku morën pjesë të rinj nga 56 vende të botës, Loris u dallua për rezultatet e tij të shkëlqyera, duke e ngritur flamurin shqiptar në një prej kompeticioneve më prestigjioze ndërkombëtare në fushën e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).
Ky është suksesi i dytë i madh ndërkombëtar për 15-vjeçarin brenda këtij viti. Pak muaj më parë, ai u shpall fitues edhe në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës në Orlando të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke konfirmuar talentin e tij të jashtëzakonshëm.
Triumfi në Itali përbën një tjetër moment krenarie për Shqipërinë dhe dëshmon potencialin e të rinjve shqiptarë në garat më elitare ndërkombëtare të shkencës dhe teknologjisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim














