Lajme
Zvicra planifikon të kriminalizojë komunikimet seksuale të të rriturve me të mitur
Fëmijët duhet të mbrohen më mirë nga mesazhet me përmbajtje seksuale, vlerëson Komisioni për Çështje Ligjore i Këshillit Kombëtar të Zvicrës, i cili ka nisur konsultimet për një projektligj që synon të ndëshkojë të rriturit që vendosin kontakte me të mitur për qëllime seksuale.
Sipas projektligjit, çdo komunikim me natyrë seksuale ndërmjet një të rrituri dhe një të mituri nën moshën 16 vjeç, i cili ka për qëllim ngacmimin ose eksitimin seksual të autorit, nuk do të mbetet më pa pasoja ligjore.
Shërbimet parlamentare njoftuan se propozimi parashikon shtimin e një dispozite të re në Kodin Penal, e cila do ta bëjë këtë formë komunikimi një vepër të veçantë penale. Dënimi i parashikuar arrin deri në një vit burgim.
Komisioni thekson se projekti është teknologjikisht neutral, që do të thotë se nuk kufizohet vetëm te komunikimet në internet. Ligji synon të përfshijë çdo formë komunikimi me përmbajtje seksuale ndaj të miturve, pavarësisht mjetit të përdorur, qoftë përmes rrjeteve sociale, aplikacioneve të mesazheve, telefonit apo kontaktit të drejtpërdrejtë.
Periudha e konsultimeve publike për projektligjin do të zgjasë deri më 29 tetor.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












