Lajme

Program falas në gjuhën shqipe për fëmijët shqiptarë në Cyrih

Programi zhvillohet në: PBZ Affoltern, Bodenacker 25, 8046 Zürich; PBZ Hardau: Norastrasse 20, 8004 Zürich. Animatore: Ludmilla Begalla Isufi

Në bibliotekat PBZ në Cyrih zhvillohet programin falas në gjuhën shqipe “Më dhuro një tregim”. Ky program është një mundësi shumë e rëndësishme për nënat dhe familjet shqiptare në Zürich, sidomos për fëmijët e moshës 2 deri 5 vjeç, që të jenë më afër gjuhës shqipe, librave, përrallave, këngëve dhe kulturës sonë. Përmes tregimeve, lojërave, punëdoreve dhe aktiviteteve kreative, fëmijët mësojnë shqip në mënyrë të natyrshme, të bukur dhe të gëzueshme.

Në kohën kur shumë fëmijë shqiptarë rriten jashtë vendlindjes, ruajtja e gjuhës amtare është një detyrë e përbashkët dhe një pasuri e madhe kombëtare. Gjuha shqipe nuk është vetëm mjet komunikimi, por është lidhja jonë me rrënjët, familjen, traditën dhe identitetin shqiptar.

Programi zhvillohet në:

PBZ Affoltern

Bodenacker 25, 8046 Zürich

PBZ Hardau

Norastrasse 20, 8004 Zürich

Animatorja: Ludmilla Begalla Isufi

Programi është falas për prindërit dhe fëmijët.