Pasi u bë publike ftesa e kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, për krerët e partive politike, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë mbledhur kryesitë përkatëse.
Ndërkohë, sot ka hyrë në fuqi afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit teksa deputetët e rinj kanë kohë për ta konstituuar legjislaturën e 11-të të Kuvendit deri më 7 gusht.
Sipas rezultateve zyrtare, LVV-ja mori 53 deputetë, PDK-ja 22, LDK-ja 18 e Aleanca 7, transmeton albinfo.ch.