Lajme
Tregu i punës në Zvicër mbetet në stagnim
Numri i vendeve të lira të punës ka rënë lehtë në tremujorin e dytë, ndërsa shëndetësia, industria dhe IT-ja vazhdojnë të kërkojnë punëtorë
Tregu i punës në Zvicër po vazhdon të tregojë shenja stagnimi. Sipas Swiss Job Market Index nga Adecco Group Switzerland dhe Universiteti i Cyrihut, numri i vendeve të lira të punës në tremujorin e dytë të vitit 2026 ka rënë me 2.4 për qind krahasuar me tremujorin e parë, transmeton albinfo.ch.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rënia është shumë më e vogël, vetëm 0.2 për qind, që tregon se tregu nuk është në rënie të thellë, por më shumë në një fazë pritjeje dhe pasigurie.
Megjithatë, zhvillimet nuk janë të njëjta në të gjithë sektorët. Kërkesa për punëtorë është rritur dukshëm në disa fusha. Në sektorin e shëndetësisë, numri i vendeve të lira është rritur me 17 për qind, ndërsa në zanate dhe industri rritja ka qenë 12 për qind. Po ashtu, vende më shumë pune janë shpallur edhe në administratë dhe punë zyre, me rritje prej 9 për qind, si dhe në IT, ku kërkesa është rritur me 6 për qind.
Në anën tjetër, rënie është shënuar në profesionet shkencore, komerciale dhe ekonomike. Sipas Adecco-s, ky zhvillim lidhet me pasigurinë ekonomike dhe perspektivën më të zymtë për disa degë të ekonomisë.
Ekspertët theksojnë se, pavarësisht stagnimit të përgjithshëm, mungesa e punëtorëve të kualifikuar mbetet problem në Zvicër, sidomos në shëndetësi, ndërtimtari dhe industri.
Kjo tregon se tregu zviceran i punës është më selektiv: disa sektorë po ngadalësohen, ndërsa të tjerët vazhdojnë të kenë nevojë të madhe për staf të ri.
E-Diaspora
-
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe Ministrja shqiptare Mirela Kumbaro Furxhi u ka bërë thirrje prindërve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit që... -
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












