Lajme
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste
Një strukturë e re e çmimeve për shërbimet e fizioterapisë në Zvicër, e cila parashikon që faturimi të bëhet në blloqe çdo 5 minuta, ka ndezur debate të ashpra dhe ka përçarë komunitetin e profesionistëve. Pakënaqësitë ndaj këtij sistemi janë aq të mëdha, saqë kanë çuar në krijimin e një shoqate të re të quajtur “PROphysio”, e cila po kundërshton hapur projektin.
Sipas një sondazhi të realizuar nga Instituti Sotomo me 2,800 fizioterapistë, mbi 70% e tyre e vlerësojnë reformën si “negative”. Kundërshtarët e saj, të përfaqësuar nga shoqata e re, frigohen se ky model do të sjellë rënie të të dhënave, zgjatje të kohës së trajtimit për pacientët dhe burokraci. Ata kërkojnë që tarifa minimale të jetë 140 franga bruto për orë dhe të aplikohen çmime fikse, e jo të bazuara në kohën e kaluar me pacientin.
Nga ana tjetër, shoqata ekzistuese Physioswiss (e cila mori pjesë në hartimin e projektit), së bashku me shoqatën e spitaleve H+ dhe sigurimet shëndetësore, e mbrojnë reformën. Sipas tyre, ky ndryshim sjell transparencë dhe nuk bëhet për të kursyer para, ndërsa përçarja e fizioterapistëve thjesht do të dobësonte zërin e tyre në negociatat e ardhme.
Vendimi final i mbetet Këshillit Federal (Qeverisë Zvicerane). Partnerët tariforë patën afat deri në prill të këtij viti për të rishikuar marrëveshjen, ndërsa struktura e re pritet të hyjë në fuqi në fillim të vitit 2027.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











