Kosova
MPJD u bën thirrje qytetarëve të shmangin kalimin përmes Serbisë
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, përfshirë bashkatdhetarët që jetojnë në mërgatë dhe planifikojnë të udhëtojnë drejt Kosovës, që të përdorin rrugë alternative dhe të shmangin kalimin përmes territorit të Serbisë.
Gjatë sezonit të pushimeve, numri i mërgimtarëve që udhëtojnë drejt Kosovës rritet ndjeshëm, ndërsa një pjesë e madhe e tyre kalojnë përmes pikave kufitare me Serbinë, raporton rtk, përcjell Albinfo.ch.
Me këtë rast, MPJD ka përsëritur thirrjen për kujdes, duke pasur parasysh rastet e raportuara të ndalimeve, kontrolleve të zgjatura dhe arrestimeve të qytetarëve të Kosovës nga autoritetet serbe.
Para pak ditësh, autoritetet serbe arrestuan Osman Selmanin, nën dyshimet e ngritura nga Serbia për pretendime lidhur me krime lufte gjatë vitit 1999.
Ndërkohë, gjatë viteve të fundit janë raportuar edhe raste të tjera të ndalimeve dhe marrjeve në pyetje të qytetarëve të Kosovës, kryesisht nën akuza për shkelje të rendit kushtetues të Republikës së Serbisë.
Përmes një njoftimi, MPJD ka apeluar që bashkatdhetarët të zgjedhin rrugë alternative për udhëtimin drejt Kosovës, për të shmangur situata të mundshme të papërshtatshme gjatë kalimit nëpër Serbi.
Sipas MPJD-së, përmes Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Kosovës në Serbi, monitorohen dhe trajtohen të gjitha rastet e raportuara nga qytetarët ose familjarët e tyre.
Ministria gjithashtu njofton vazhdimisht delegacionin e Bashkimit Evropian në Serbi dhe ka dërguar nota verbale pranë misioneve diplomatike të vendeve të Quint-it të akredituara në Serbi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











