Kosova
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci
Një qytetar nga Kosova ka pretenduar se është përballur me një rast serioz gjatë kalimit të kufirit në Serbi, në pikën kufitare Batrovci/Bajakovo, gjatë daljes nga vendi.
Rasti është bërë publik nga avokati kosovar Arianit Koci, i cili ka deklaruar se identiteti i qytetarit është verifikuar dhe dokumentet e tij janë në posedim.
Sipas rrëfimit të qytetarit, ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:30, kur ai së bashku me familjen është ndaluar për kontroll nga autoritetet kufitare serbe. Ai pretendon se ata janë dërguar në një hapësirë të mbyllur brenda zonës kufitare, ku kanë qenë të pranishëm disa policë.
Më tej, qytetari pretendon se është kryer kontroll i detajuar i familjes dhe sendeve personale, përfshirë edhe telefonat e tyre. Sipas tij, gjatë kontrollit janë parë fotografi në telefonat e fëmijëve, ku shfaqeshin simbole kombëtare shqiptare dhe të UÇK-së.
Ai pretendon gjithashtu se më pas është kërcënuar me arrestim dhe paraburgim në Beograd, si dhe me ndarjen nga familja, nëse nuk do të paguante shumën prej 2.000 eurosh.
Sipas deklarimit të tij, nga frika ai ka dorëzuar shumën e kërkuar tek zyrtarët policorë, transmeton albinfo.ch.
Avokati Koci ka bërë të ditur se identiteti i qytetarit është verifikuar, por ka theksuar se pretendimet për mënyrën e zhvillimit të ngjarjes nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur.
Ai ka paralajmëruar se nëse këto pretendime rezultojnë të sakta, bëhet fjalë për një rast serioz që kërkon trajtim institucional dhe ligjor.
Gjithashtu, ai u ka bërë thirrje qytetarëve që kanë përjetuar raste të ngjashme gjatë kalimit nëpër Serbi që të kontaktojnë policinë dhe Ambasadën e Kosovës në vendin ku jetojnë, në mënyrë që rastet të dokumentohen dhe të ndiqen përmes rrugëve ligjore.
E-Diaspora
-
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje Zadi Balassi është udhëheqës projektesh në ndërtim të lartë dhe të ulët pranë Qytetit të Cyrihut.... -
AlphaTECH sjell zgjidhje të integruara të kallëpimit për projektet e ndërtimit -
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë -
Sunny Hill po kthehet në pikën kryesore të takimit të diasporës shqiptare -
“Sot me 200 mijë euro blini një apartament ëndrrash në Shqipëri, pas disa vitesh vetëm gjysmën”
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve










