Botërori 2026
Alarm në kampin e Kolumbisë: virusi i gripit prek disa lojtarë para duelit me Zvicrën
Përderisa Kombëtarja e Zvicrës tashmë prej të premtes ka nisur përgatitjet me fokus të plotë për ndeshjen e së tetës së finales, kundërshtari i saj, Kolumbia, po përballet me një problem serioz para përballjes së së martës, përcjell albinfo.ch.
Sipas gazetës kolumbiane El Tiempo, në kampin e Kolumbisë është përhapur një virus gripi që ka prekur disa futbollistë. Raportohet se disa lojtarë kanë qenë të sëmurë edhe gjatë ndeshjes së 1/16-ës së finales ndaj Ganës, gjë që ka ndikuar në paraqitjen e tyre.
Mesfushori i njohur James Rodriguez e konfirmoi situatën pas ndeshjes, duke bërë të ditur se edhe ai vetë ishte prekur nga virusi, ashtu si disa bashkëlojtarë.
“Po qarkullon një virus i fortë dhe shumë prej nesh janë prekur. Megjithatë, jam i kënaqur me mënyrën se si skuadra e përballoi ndeshjen ndaj Ganës”, tha 34-vjeçari.
Rodriguez u detyrua të zëvendësohej në pushimin mes pjesëve për shkak të gjendjes shëndetësore, pasi nuk ishte në gjendje ta vazhdonte takimin.
Ish-futbollisti i Real Madridit dhe Bayern Munichut theksoi se tani i gjithë ekipi është i fokusuar te sfida e së martës kundër Zvicrës.
Ndërkohë, Kombëtarja zvicerane e njeh mirë një situatë të tillë. Në Kupën e Botës në Katar, katër vjet më parë, disa lojtarë të Zvicrës munguan në ndeshjen e 1/8-ës së finales ndaj Portugalisë për shkak të sëmundjes, takim që përfundoi me humbje të thellë 6:1.
Në këtë turne, Zvicra ka kaluar pothuajse pa probleme shëndetësore. I vetmi i prekur ka qenë trajneri Murat Yakin, i cili ishte i sëmurë para fillimit të kampionatit dhe sërish para ndeshjes së dytë të fazës së grupeve kundër Bosnje e Hercegovinës.
Nëse problemet shëndetësore vazhdojnë në kampin kolumbian, kjo mund të përbëjë një avantazh të rëndësishëm për Zvicrën në përballjen vendimtare për një vend në çerekfinale.
Të tjera nga Botërori 2026
E-Diaspora
-
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” Nga Kosova drejt një karriere profesionale në Gjermani dhe në sisteme të ndryshme evropiane, Dr. med.... -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër -
Nga Zvicra në Kosovë: Historia e Vali Ranch në fokus te televizioneve shqiptare -
Kino Kosova rikthehet në Bernë: Edicioni i shtatë mbahet më 9–13 shtator 2026 -
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum
Jeta në Austri
-
Edhe mësuesit shqiptarë nga Austria pjesë e Seminarit të Mësuesve të Diasporës Seminari i 19-të i mësuesve të diasporës në Brezovicë... -
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin












