Lajme
Migros hap supermarketin e parë pa staf në Gjenevë, i hapur të dielave dhe gjatë festave
Rrjeti zviceran Migros ka inauguruar supermarketin e tij të parë pa staf në Gjenevë, i cili funksionon në mënyrë tërësisht autonome të dielave dhe gjatë festave zyrtare. Gjatë ditëve të javës, dyqani vazhdon të operojë si një supermarket i zakonshëm me punonjës.
Klientët mund të hyjnë në dyqan duke skanuar kartën e besnikërisë së Migros ose një kartë bankare. Pagesat kryhen nëpërmjet arkave vetëshërbyese, ndërsa siguria garantohen nga një roje, kamera mbikëqyrëse dhe sensorë të shumtë, transmeton albinfo.ch.
Për shkak të legjislacionit zviceran, i cili ndalon punën e punonjësve të dielave, në dyqan nuk ofrohen disa produkte të freskëta, siç janë produktet e furrës që kërkojnë përgatitje të përditshme.
Që në ditën e parë, koncepti tërhoqi një numër të madh vizitorësh. Disa e vlerësuan si një zgjidhje praktike për blerjet e shpejta, ndërsa të tjerë raportuan probleme teknike me arkat vetëshërbyese. Gjithashtu, klientët që dëshironin të paguanin me para në dorë nuk mundën të kryenin blerjet.
Nisma ka ngjallur edhe reagime nga sindikatat, të cilat theksojnë se termi “dyqan autonom” është mashtrues, pasi punonjësit vazhdojnë të përgatisin dyqanin të shtunave dhe ta pastrojnë të hënave.
Nga ana tjetër, Migros thekson se po i përgjigjet kërkesës së konsumatorëve dhe se, nëse ligji do ta lejonte, do të mbante dyqanin të hapur edhe të dielave me staf.
Ky projekt është pjesë e strategjisë së Migros për të zgjeruar formatet moderne të shitjes me pakicë. Vetëm pak ditë më parë, kompania hapi edhe një supermarket që funksionon 24 orë në ditë në kantonin Appenzell Ausserrhoden.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












